Gati të surprizojë sërish, Tare gjen një super talent në Hollandë

Igli Tare është një ndër drejtorët sportiv më të mirë në Itali. Vlerësimet për të nuk kanë së përfunduari, ndërsa ish-futbollisti i kombëtares shqiptare po e tregon këtë gjatë çdo sezoni në Serinë A.

Gjetjet e Tares që kanë rezultuar të goditura në një nga kampionatet kryesore në Europë, janë vërtet të shumta. Por këtë herë bëhet fjalë për gjetjen e një tjetër talenti, që luan në Hollandë. Sipas burimeve pranë klubit italian, priten të mbyllen tratativat me lojtarin iranian, Alireza Jahanbakhsh.

Futbollisti 24-vjeçar luan në Hollandë me ekipin e Az Alkmar. Në 17 ndeshjet e zhvilluara në kampionatin holandez, sulmuesi është kthyer në një protagonist, teksa ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 9 asist. Një lojtar i tillë nuk mund t’i shpëtojë lehtësisht Tares, që në këtë moment kërkon të surprizojë edhe njëherë tjetër opinionin sportiv në Europë./Klaudio Ndreca- vipsport.al/