Futbolli i vërtetë s’është froni i Dukës! Lala e Martini “shkelin” topin me… pahir

Degjova intervistat e dy futbollistëve tanë të njohur, Altin Lala dhe Edi Martini. Kur flasin futbollistët më pëlqen t’i dëgjoj komentet e tyre, paçka se kësaj radhe ata u prononcuam për një çështje të “politikes” sportive dhe nuk ka asgjë të keqe.

Nuk do të doja të bëja polemike me ta. Ata meritojnë gjithë respektin për atë çfarë na kanë dhënë në fushën e lojës. Në fund të fundit, jane aktorët kryesorë të sportit tonë të bukur. Por opinionet e tyre, me të cilat besoj se kam të drejtë të mos jem dakord, më bën që t’u pëergjigjem në disa rreshta.

Sipas Lalës, presidenti aktual i ka sjellë pozitivitet FSHF-së. Dhe kaq! Ku është ky pozitivitet? Për çfarë arritjesh? Asgjë! Vetëm Kombetarja që shkoi (si shkoi?) në Europian . Por Lala harron, dhe nuk duhet të harrojë, se po bëhet analiza e një pune 16-vjeçare e një institucioni. Dhe dyshoj që Lala të ketë të gjithë informacionin e nevojshëm si dhe të ketë njohuritë e nevojshme për të bërë një analizë të tillë. Dhe që me një frazë të tillë, një futbollist i kalibrit të Lalës, të permbledhë punën e kaq shumë viteve të një drejtuesi të një institucioni më duket e padrejtë. Megjithëse ai nuk e pranoi, por unë do t’i thosha se thjesht po bën fushatë në favor të presidentit aktual ose është keqpërdorur nga njerëz të tij. Dhe megjithëse thotë se nuk po bën fushatë, ai me dashje apo pa dashje krijoi njëe opinion për presidentin aktual që shkon kundër kandidatit. Dhe ky opinion vjen nga një emër i madh si Lala. Këtë duhet të evitonte ai. Ose në të kundërt le të dalë hapur e të bëjë fushatë. Gjë që është në të drejtën e tij.

E shoh me shqetësim opinionin tjetër të Lalës se është pozitiv fakti që lojtarët e Kombëtares i kanë dhënë mbështetje presidentit aktual. Është e pabesueshme ta dëgjosh një gjë të tillë nga një futbollist që e ka bërë karrierën e tij në një vend si Gjermania. Prisnim nga Lala dhe të gjithë ata që luajnë jashtë vendit të na sjellin në Shqipëri eksperiencën më të mirë të ketyre vendeve “best praxis”. Por shikoj se kur është fjala për Shqipërinë ju duken të mira eksperiencat e këqija të vendit tonë që na kanë bërë të vazhdojmë të vuajmë tranzicionin 27- vjeçar, nga i cili nuk po mundim të dalim dot. Nga eksperienca ime, nuk kam dëgjuar dhe as kam parë që në një fushatë elektorale të presidentëve të federateve të dalin në mbrojtje të njërit apo tjetrit kandidat futbollistët e prfaqesueseve, kolegët e Lalëes. E ai e di shumë mirë që kjo s’ndodh as në Gjermaninë e tij, as në Italinë fqinje, as në Spanje, as në Francë, as në Holandë e natyrisht as në Angli etj. Por është e qartë që mund të ndodhë në vendet periferike të futbollit.

A mund të thotë një futbollist i kësaj kategorie se i duket normale të flasin futbollistët në favor të një kandidati se kanë kaluar një kohë të bukur me perfaqësuesen. Është për të ardhur keq! Natyrisht, jo për Lalën, i cili meriton respektin më të madh, por për opinionet e tij.

Kur e pyesin për abuzimet, vjedhjet, Lala përgjigjet kodra mbas bregut. Të futen të parët në burg politikanët. Që të futen politikanëet jam shume dakord. Por le të ngrihemi më së pari ne, njerëzit e komunitetit të futbollit e të pastrojmë shtëpinë tonë. Dhe eksperienca perëndimore e Lalës dhe e Edi Martinit mund të ndihmojnë shumë në këtëe punë.

Intervista tjetër ishte ajo e Edi Martinit. Përsëri i njëjti gabim. Përmblidhet puna e një presidenti në kualifikimin historik për në France! Pse  historia nuk është në anën e futbollistëve, teknikëve dhe spektatorëve, por krekoset e para administrata dhe shefi i saj me “magjitë” e tij.

Po çfarë trashëgimie na la kjo kombëtare? Çfarë elementësh pozitivë të kampionateve tona vendase mbart ajo? Çfarë eksperience pozitive na la në fushën e trajnimit? Çfarë lidhje kishte kjo kombëtare me futbollin e vendit qe mund të na sherbejë si model i së ardhmes?

Eshte njëe analizë e gjatë që teknikët e futbollit duhej të bënin e që fatkeqësisht asnjeherë nuk u bë.

Sipas Edit, presidenti aktual ka meritën se zgjodhi trajnerin e përshtatshëm. Shume i dobët ky argument për një lojtar aq të fortë dhe cilësor.

Nëse Edi nuk e di, që duhet ta dinte kur del të flase për një nga kandidatët, gjate periudhës 16-vjeçare të presidentit aktual janë ndërruar, as më shume e as më pak, 8 trajnere! Po kur emëroi Giuseppe Dossena-n që na la “pendët” pa filluar mirë ndeshjet, kush e kishte fajin? Po kur emëroi trajnerin “skandaloz” Arie Haan, kush e kishte fajin? Po kur trajneri i mirënjohur Otto Baricc iku i lebetitur e duke na akuzuar për shitje ndeshjesh, kush e kishte fajin? Argumenti se presidenti ka zgjedhur De Biasin është i vogël dhe pa peshë për të justifikuar punën e tij të gjatë, 16-vjeçare, në krye të federatës.

Emërimi e çemërimi i tyre është bërë pa asnjë kriter teknik. E ka bërë vetë presidenti, i cili për herë të parë në një fushë futbolli ka hyre në vitin 2002, pikërisht vitin kur fitoi zgjedhjet. I duket normale Edit, si futbollist cilësor profesionist, që këto emërime të bëhen sipas qejfit e tekave të njeriut pa asnjë eksperiencë e lidhje me futbollin?

E së fundi do t’i thoja Edit 8 trajnera për 16 vjet, jo vetëm që më duket shumë, por është tejet e ekzagjeruar.

Edit, nga të paktet që kam degjuar, kampionati i duket i mirë. Është e dhimbshme ta degjosh nga goja e një futbollisti. Por nuk kujtohet Edi për ndeshjet e kampionatit kur Tirana, një skuadër shume inferior, humbte me Kukësin për kampionat dhe fitonte në Kupë? Po finalen e Tiranës kundra Korçës? A e kujton intervistën e trajnerit të Kukësit? Etj.

Dyshoj se Edi e ndjek kampionatin në largësi, ndryshe do i kishte vënë re që kampionatet shqiptare, e veçanërisht ata te 5-6 viteve të fundit, janë manipuluar si asnjëherë tjetër në historinë e futbollit shqiptar. Me kampion e fitues kupe të paracaktuar apo me arbitra të telekomanduar nga tribunat, ku ulen drejtuesit e futbollit tim dhe tëendit.

Sa shpejt thuhet me fjalë 16 vjet! Por mendoni për një çast se sa shumë gjera mund të bëhen gjatë 16 viteve e që fatkeqësisht nuk janë bërë!

Si mbyllje të ketyre radhëve dhe njëherë duhet t’ju them juve dhe kolegëve tuaj. Nuk duhet të harroni se jeni figura të rëndësishme publike. Për këtë arsye, ju vetë si dhe të tjerët që ju këshillojnë, nëse keni të tillë, duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur flisni. Tëe njihni mirë çështjet për të cilat flisni, të jeni neutralë dhe objektivë se mund të krijoni  opinione që vetëm e dëmtojnë futbollin.

Sfidanti.al