Franca kundër rrymës, ndalon teknologjinë në futboll

Nëse kampionatet kryesore europiane janë rreshtuar për të aplikuar teknologjinë në futboll, në Francë janë duke bërë të kundërtën.

Në ditën e mërkurë, teknologjia e cila lajmëron arbitrin kryesor të ndeshjes për golin e shënuar, nuk ka funksionuar në ndeshjet e Kupës. Gjatë ndeshjeve midis Amines-PSG dhe Angers-Montpellier, kanë ndodhur dy episode që kanë shtyrë në marrjen e këtij vendimi.

Megjithatë kulmi i dështimi të kësaj teknologjie, ishte në ndeshjes e kampionëve të Francës në transfertën e Amiensit. Rabiot arriti të realizojë një gol gjatë takimit, por arbitri nuk është lajmëruar për golin e shënuar nga ana e teknologjisë “Goal Control”.  /Klaudio Ndreca- vipsport.al/