Foto/Skënderbeu konfirmon Emiljano Vilën, gati të luajë në miqësoren me Beshiktashin

Nuk ka më asnjë dyshim. Emiljano Vila është një futbollist i Skënderbeut. Lajmi ekskluziv i “Vipsport.al” është konfirmuar tashmë edhe nga klubi korçar.

Emri i Emiljano Vilës figuron në protokollin e ndeshjes që po luhet tani me Beshiktashin, që do të thotë se mesfushori është gati menjëherë për trajnerin Ilir Daja. Madje, emri i Vilës, Krasniqit dhe një lojtari tjetër me emrin Ekzon, janë shtuar në protokoll me stilolaps.

Vila bashkohet me korçarët në Turqi dhe prezantimi i tij nga drejtuesit e klubit jugor do të bëhet shumë shpejt. Vipsport.al