FOTOLAJM/ Një “vizitor” i pazakontë në sfidën Leverkusen-Bayern Munchen

Bundesliga luajti dje, ndeshjen e parë për këtë vit kalendarik. Bayern Munchen mposhti 3-1 Bayer Leverkusen në transfertë.

Përtej lojës dhe golave në fushën e lojës, ai që ra në sy ishte “vizitori” i pazakontë që u fokusua nga telekamerat që transmetonin ndeshjen.

Pikërisht prezenca e një miu në fushën e blertë, tërhoqi vëmendjen e telekamerave, në minutën e 34-t të ndeshjes.

Një moment që pasi u fokusua nga kamerat, u shpërnda në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar komentet me humor edhe në faqen e Facebook-ut të prestigjiozes gjermane “Bild Sport” pas postimit të këtij imazhi.