Flamurtari humbet testin e parë me turqit modestë, Duro provon gjithë lojtarët

Edhe pse ka luajtur me një kundërshtar relativisht të lehtë të futbollit turk, Erzurumspor, Flamurtari është mundur në miqësoren e parë turke. Ndeshja që nisi në orën 11:00, u mbyll me fitoren minimale, 1-0, për skuadrën turke.

Flamurtari nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në këtë takim, pavarësisht formacionit që ka futur në fushën e lojës, duke luajtur me futbollistët kryesorë të ekipit. Vëmendja kryesore ishte tek futbollistët e afruar gjatë merkatos së dimrit, ku Muarem, Nedeljkovic, Gafuri dhe Zuka, patën minutat e tyre në këtë ndeshje. Tashmë ekipi i Duros do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e radhës, kundër ekipit të Aktobes. Vipsport.al

Formacioni Zyrtar :
Nurkovic, Siljanovski, Deliaj, Polozhani, Musta, Sidibe, Useini, Juffo, Hoxhaj, Nedeljkovic, Kamara .

U aktivizuan :
Licaj, Hyseni,Muarem, Gafuri, Busic, Maze, Veliu, Tushi, Zuka

more recommended stories