Feyenoord zyrtarizon Van Persien, kthim pas 14 vitesh “shtegtim”

Pas 14 vitesh “shtegtim” në Angli (Arsenal e Manchester United) dhe në Turqi (Fenerbahçe), Robin van Persie kthehet te Feyenoord.

Përmes profilit zyrtar të Twitter, klubi nga Rotterdam-i ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit holandez.

34-vjeçari kthehet në klubin “mëmë” me të cilin në sezonin 2001-2002 fitoi Kupën Uefa.

Në Angli, Van Persie fitoi një kampionat, me fanellën e Manchester United, gjithashtu edhe një FA Cup.