Festë tek Interi, transferohet mesfushori i Barcelonës

Më në fund ka merkato në ekipin zikaltër. Pas disa tentativave të dështuara, me Mkihtarian dhe Pastore, Interi gjen mesfushorin që ishte duke kërkuar gjatë kësaj periudhe.

Në Spanjë e quajnë gjithçka të mbyllur, teksa transferimi i Rafinjas do të kryhet për 20 milionë euro. Kësaj shume do t’i shtohet edhe 3 milionë euro të tjera, të cilat janë bonuset.

Rafinja është futbollisti i preferuar për Spaletin, pasi i përshtatet skemës së lojës që praktikon ky trajner. Largimi i brazilianit nga Barcelona ishte i pashmangshëm, pasi hapësirat për të në klubin katalanas ishin shumë të pakëta. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/