Fation Shehu: Ja katër shoqatat e tjera “kriminale” që kanë të drejtë vote për kreun e FSHF

I ftuar në emisionin “Repolitix” në “Report TV”, Drejtori i “Vipsport.al”, Fation Shehu ka deklaruar se nuk janë 8, por 12 shoqatat që kanë të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore për presidentin e FSHF.

Në fakt, edhe për katër shoqatat e tjera që kanë të drejtë vote, Fation Shehu ka deklaruar se janë të paregjistruara në Gjykatë.

“Nuk janë 8 por janë 12 shoqata me të drejtë vote. Janë katër shoqata të tjera të paregjistruara, ajo e Gjyqtarëve, Trajnerëve, Mjekëve dhe ajo e Minifutbollit.

Në fakt, ka pasur tentativa për t’u krijuar shoqata të tjera gjatë këtyre ditëve. Unë i quaj shoqata kriminale, kontrabandiste.

Në fakt, për t’u krijuar këto shoqata duhet kohë, sepse duhet të jepet miratimi nga Komiteti Ekzekutiv”, deklaroi Fation Shehu.