Dëmtim horror, mesfushori i Evertonit thyen këmbën në fushën e lojës

Dëmtim horror në Premier League. Mesfushori i Everton, James Mccarthy pësoi një goditje gjatë një përplasjeje me sulmuesin e West Ham, Rondon.

Ndeshja përfundoi 1-1, ndërsa James Mccarthy ka pësuar një thyerje të këmbës.

Gjatë një aksioni në zonën e Everton, sulmuesi i West Ham, Rondon goditi në pjesën e prapme të këmbës, mesfushorin irlandez.

Rondon kuptoi menjëherë se James Mccarthy kishte një dëmtim serioz, duke kërkuar direkt ndihmën e mjekëve dhe më pas shpërtheu në lot.

Episodi ndodhi në minutën e 61-të të takimit. James Mccarthy u largua me barelë nga fusha e lojës, duke ia lënë vendin sulmuesit Rooney.

Tashmë do të priten ekzaminimet mjekësore për të kuptuar më shumë rreth dëmtimit të mesfushorit të Evertonit, i cili me shumë mundësi mund t’i nënshtrohet një operacioni./Vipsport.al/