Daja: Nuk më intereson rezultati, jam i kënaqur me lojën

Ndonëse Skënderbeu ka humbur miqësoren e dytë radhazi në fazën përgatitore në Antalia, trajneri Daja duket i kënaqur me atë që ka parë nga skuadra e tij në fushë. Pas ndeshjes së sotme kundër Beshiktashit, ku Skënderbeu u mund 3-2, trajneri u shpreh se nuk ishte i shqetësuar nga rezultatet dhe se kishte prioritet lojën.

“Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët për paraqitjen që kanë bërë në këtë takim pasi me të vërtetë kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë. Kemi pasur shumë mundësi për shënim dhe përballë një ekipi si Beshiktash që është një nga më të mirët në arenën europiane duke kaluar edhe grupet e Champions League.

Kemi pasur shumë mundësi shënimi dhe mund të kishim marrë një rezultat pozitiv por portieri i tyre ka bërë katër ndërhyrje vendimtare. Prandaj e them se jam i kënaqur me të gjithë lojtarët që ishin prezent në këtë takim, kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë.

Në fund edhe rezultati në këto takime nuk është i rëndësishëm pasi janë thjesht miqësore, dhe për këtë mund të them se loja është ajo që më intereson”, tha ai për faqen e klubit.

Skënderbeu do të luajë edhe dy miqësore të tjera në Turqi, duke u vënë përballë Vitoruil më datë 13 janar dhe me Aktobe më datë 18 janar. /vipsport.al/

Related Posts

more recommended stories