“Çmenden” në Kosovë, një miqësore i jep leksione Superiores

Futbolli në Kosovë është duke tërhequr gjithmonë e më shumë tifozë në shkallët e stadiumit.

Për të dëshmuar këtë gjë, shërbeu ndeshja e sotme midis ekipit të Ballkanit dhe Prishtinës. Në stadium për këtë ndeshje miqësore kanë qenë të pranishëm më shumë sesa 1000 tifozë. Ekipi i Ballkanit vjen nga Liga e Parë, por merkato e bërë nga klubi dhe emri i kundërshtarit, kanë shtyrë tifozët për të mbushur shkallët e stadiumit.

Kjo miqësore nuk është një rekord pozitiv vetëm për një ndeshje miqësore të Kosovës, por edhe për disa ndeshje të Superiores, të cilat nuk e arrijnë këtë numër të tifozëve edhe në një ndeshje zyrtare. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/