Candreva tremb Interin: Më pëlqen të luaj në Premier League

“Spalletti është një trajner i madh. Jam i lumtur që e kam si trajner në këtë periudhë të karrierës sime si futbollist.

Falë tij, po përmirësohem shumë. Punon shumë në aspektin e përqendrimit, motivimit dhe vazhdimësinë e rendimentit. Me Spalltetin mëson gjithmonë diçka të re”. Kështu është shprehur Antonio Candreva, anësori i Interit që i bën elozhe trajnerit të tij.

Në një intervistë për “Calcio 2000”, Candreva flet edhe për aventurën e tij tek Interi: “Nuk kam ndjerë kurrë presion në ‘San Siro’. Bëhet fjalë për një tifozëri që ka parë shumë kampionë në fushë me fanellën e Interit. Normale që ata pretendojnë një futboll me nivel të lartë. Ndaj duhet të gabojmë sa më pak”.

Por, i pyetur se cili është synimi i tij në të ardhmen, Candreva deklaroi: “Më pëlqen shumë Premier League. Është një kampionat i mrekullueshëm. Do më pëlqente të luaja atje”.