Bundesliga/ Abrashi ndal “milionerët”, Leverkusen ngjitet i dyti

Janë luajtur ditën e sotme, 5 ndeshjet e radhës së javës së 19-të të Bundesliga 1.

Rezultate surprizuese dhe një numër i lartë golash. Leipzig u mposht 1-2 nga Freiburg i Abrashit, teksa mesfushori shqiptar u aktivizua si titullar dhe qëndroi në fushë deri në fund të takimit.

Bayer Leverkusen fitoi 4-1 në Hoffenheim, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje, 31 pikë, 13 më pak se Bayern Munchen kryesues, që ka një sfidë më pak.

Ndeshjet:

Borussia M’Gladbah-Augsburg     2-0

Freiburg-Leipzig                              2-1

Mainz-Stuttgart                              3-2

Wolfsburg-Frankfurt                     1-3

Hoffenheim-Leverkusen               1-4