Bashkohen tek Partizani, pritet testimi i sulmuesit senegalez

Ekipi i Partizanit është duke vazhduar përgatitjet dimërore të cilat është duke i zhvilluar në Antalia. Në ditën e sotme janë bashkuar me ekipin edhe dy afrimet e reja, Lukas  Ferreira Kardoso dhe Egzon Belica.

Megjithatë ekip është duke u stërvitur me një program mjaft intensiv. Kështu futbollistët janë duke bërë dy seanca ditore, gjatë paradites dhe pasdites.

Ditën e nesërme Partizani do të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore, me ekipin e Kasimpasa. Ndeshja do të zhvillohen në orën 13:30. Një testim do të jetë kjo ndeshje edhe për sulmuesin senegalez, Ameth Fall. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories