Bari ndalet sërish, Migjen Basha fajtor te goli i pësuar

Ndalet sërish Bari i Migjen Bashës. Skuadra e mesfushorit shqiptar ka barazuar 1-1 në transfertë kundër Cesena-s, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Seria B.

Basha luajti si titullar në këtë përballje, duke qëndruar në fushë deri në fund të sfidës. Në fakt, ishte mesfushori kuqezi ai që bëri gafën në golin e shënuar nga Cesena, duke gabuar dhe duke i dhënë mundësi Laribi-t të çonte topin në rrjetë. Basha u vlerësua me notën 5 nga “TMW”.

Ky ishte barazimi i tretë radhazi për Bari-n në kampionat, që tashmë renditet në vendin e 6-të me 35 pikë. Gjithsesi, skuadra e Migjen Bashës ndodhet në zonën e “play-off-it” për Serinë A.

Cesena-Bari 1-1

Shënues: Laribi 13’/ Suagher (aut) 50’

more recommended stories