Apolonia i falet kapitenit, por sa shumë vuajtje

Ekipi i Apolonisë ka zhvilluar një miqësore në ditën e sotme, kundër ekipit të Orikumit që i përket Kategorisë së Dytë.

Një ndeshje e bukur është zhvilluar nga ekipet, por në fund Apolonia i falet golit të kapitenit Dimo. Takimi ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0, megjithëse rezultati nuk e pasqyron lojën e zhvilluar.

Mund të quhet një surprizë e bukur, fakti që Orikumi ka shfaqur shumë konkurrencë në fushën e lojës. Rastet për këtë ekip kanë qenë prezente, por në fund ka munguar finalizimi./Klaudio Ndreca- vipsport.al/