Adebayor: E urrej Arsenalin, prej Wengerit

Emmanuel Adebayor, në një intervistë për mediat turke ka bërë elozhe për trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho. Por, sulmuesi që aktivizohet te Basaksehir, ka lëshuar një deklaratë kundër ish-trajnerit të tij te Arsenal, Arsene Wenger.

“Mourinho është një ndër ata trajnerë që kam dashur gjithmonë. Është i ndershëm, cilësi që u mungon shumë trajnerëve të tjerë.

Kur isha te Arsenal, Wenger më tha që të largohesha, sepse nuk kishte vend për mua në skuadër. Unë doja të qëndroja, por nuk kisha zgjedhje tjetër. Shkova te Manchester City. Më pas, Wenger doli në konferencë për shtyp dhe tha që unë kisha shkuar për para te City. Nga ajo ditë më bëri të urreja Arsenalin, por jo për tifozët, të cilët mbeten në zemrën time.

Kur shoh që luan Arsenali, nga një anë dua të fitojë, por nga ana tjetër, nuk dua të fitojë Wenger”, tha Adebayor.