Yjet e Realit kanë përfituar 2 milionë euro bonus në vitin 2017

2 milionë euro si premio kanë përfituar futbollistët e Real Madridit gjatë vitit 2017. Madrilenët kanë fituar 5 nga 6 trofetë e mundshëm gjatë këtij viti, duke humbur vetëm Kupën e Mbretit.

Shpërblimi i lartë vjen për shkak të fitimit të Championsit dhe Kampionatit që ka shtuar një bonus prej 1.5 milionë euro bonus për çdo futbollistë. Duke i shtuar dhe triumfin në Superkupën e Spanjës, atë të Europës si dhe në Kupën e Botës për klube, drejtuesit së bashku me kapitenin kanë vendosur që triumfi të shpërblehet me 70 milionë euro bonus në total, ose 2 milionë euro për çdo lojtarë.

Një shifër e frikshme në dukje, por duke marrë parasysh se fitimet e merengues këtë sezon i kanë kaluar 500 milionë euro, atëherë është një shifër mëse e merituar për futbollistët. /Rozalb Lika- vipsport.al/