Urdhëri për gjyqtarët, Shulku “bie brenda”: Do kisha qejf të ishin të gjithë në stadium

Më 10 nëntor, “Vipsport.al” siguroi ekskluzivsht një e-mail të brendshëm, nga burime pranë FSHF-së ku dukej qartë mënyra se si jepen urdhëra për gjyqtarët për të marrë pjesë në ndeshjen Shqipëri-Irlandë e Veriut për U-21, në stadiumin “Selman Stermasi”.

Në këtë e-mail binte në sy forma urdhëruese ndaj gjyqtarëve për të qenë të pranishën në stadium.

Drejtori i “Vipsport.al”, Fation Shehu pyeti sekretarin e FSHF-së, Ilir Shulku se cili është raporti i FSHF-së me një sektor të pavarur, siç është ai i arbitrimit.

Shulku u përgjigj se FSHF nuk ndërhyn në çështjet e gjykimit, por e-maili i datës 10 nëntor u shkak që drejtori i “Vipsport.al”, Fation Shehu të pyeste Shulkun se përse u është dërguar një mesazh urdhërues gjyqtarëve të të gjitha kategorive për të qenë pjesëmarrës në stadium.

“Nuk i kemi urdhëruar gjyqtarët. Thjesht kërkonim të ishin në stadium”, tha Shulku, duke shtuar: “Nuk ishte hyrja me pagesë, ndaj nuk ka asgjë të keqe”, ndërsa Fation Shehu iu drejtua: “Përse nuk e bëtë publike këtë thirrje ndaj gjyqtarëve? Më e veçanta ishte se të gjithë gjyqtarët ishin të pranishëm në tribunë duke ndjekur ndeshjen, pra kishin zbatuar urdhërin”.

Përgjigjja e Shulkut ishte: “Nuk ishin të gjithë, sepse do kisha qejf të ishin të gjithë”, një përgjigjje që tregon se ndoshta sekretari i përgjithshëm i FSHF-së ka vënë re me vëmendje se cilët gjyqtarë kishin zbatuar urdhërin për të qenë në stadium dhe cilët nuk kishin ardhur. Pra një lloj “apeli”…/VIPSPORT.AL/