“Ultras Guerrils” sulmojnë lojtarët: Shqyeni njëri-tjetrin për një kockë, festë kur të shporreni

Partizani ka pësuar një humbje shokuese sot në Gjirokastër 5-0 ndaj Luftëtarit. Kjo disfatë ka sjellë dhe largimin e trajnerit Starova, i cili ka dhënë dorëheqjen në përfundim të takimit. Tifo-grupi i të kuqve ka reaguar ndaj lojtarëve duke i quajtur tufë langojsh.

REAGIMI I PLOTË I TIFOZËVE

“Sot menduat të na “gëzonit”, ne që bëmë 500 kilometra për të parë palaçollëkun tuaj të radhës. Ju nuk keni më as cipë e as turp, jeni një bërë një tufë langojsh që shqyeni njëri-tjetrin për një kockë. Shqyet Juljanon për të kënaqur Sulën, tani shqyet Sulën për të kënaqur kush e di se kë! Por nuk jeni asgjë më shumë sesa një tufë langojsh, që veç fanellës së Partizanit nuk i shërbeni, këtë fiksojeni mirë!

Ditën kur do shporret më i fundit nga ju, mercenarë faqezinj, do jetë dhe festa jonë më e madhe sepse të gjithë bashkë nuk bëni gjë tjetër veçse turpëroni fanellën tonë të shenjtë!

Por nuk u bën më përshtypje as drejtuesve që veçse bëjnë show nëpër media me deklarata të bujshme. U bë e modës, drejtor i ri, premtime të reja, avaze të vjetra!

Thonë se peshku qelbet që nga koka! U bë kohë që kutërbon, por çështja është sa do vazhdojë të mos çrrënjoset e keqja që ka pushtuar Partizonin tonë.

Apo kampionati ynë fillon në fazën e tretë me vitin e ri kinez?”.

more recommended stories