Tjetër hap përpara për kombëtaren shqiptare, Kosova vazhdon tatëpjetën

FIFA do të bëj publike ranglistën e saj të re, në datën 21 dhjetor. Megjithatë nuk ka vend për shumë dilema, asgjë nuk do të ndryshojë deri në këtë datë.

Ngelen për tu luajtur dhe disa miqësore mes kombëtareve pak të rëndësishme, të cilat nuk kanë për të ndikuar asgjë në renditjen përfundimtare të dhjetorit.

Kombëtarja shqiptare vazhdon të ngjisë shkallë në FIFA me drejtimin e Panucit, pasi tashmë gjendet në vendin e 61, duke fituar një pozicion më tepër. Shqipëria vazhdon të mbajë pas vetes organizatoren e Botërorit 2018, Rusinë.

Nga krahu tjetër Kosova vazhdon të zbresë në pozicione në renditjen e FIFA-s, pasi tashmë ka humbur edhe 3 pozicione të tjera duke u renditur kështu në vendin e 177.

Në 10 vendet e para nuk ka asnjë surprizë, teksa Gjermania mban vendin e parë duke u ndjekur nga Brazili dhe Portugalia. Argjentina gjendet në vendin e 4, ndërsa vendin e 5 e mbyll kombëtarja e talenteve të Belgjikës. Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili gjenden në vendet pasardhëse për të mbyllur 10 vendet më të mira, ku vihet re një dominim evropian i futbollit. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/