Tirana e vazhdon “festivalin” e golave në Kuçovë

Ndeshja ndaj Vllaznisë që solli rrëzimin në Kategorinë e Parë, nuk mund të harrohet lehtësisht për ekipin e Tiranës.

Por koha ka kaluar dhe tashmë kryeqytetasit e shohin veten shumë pranë rikthimit në Superiore. Kualifikimi në Kupë ndaj ekipit të Vllaznisë dhe ajo fitore e thellë ndaj Pogradecit, me shifrat 6-0, tregon se Tirana është gati për të shkuar në vendin që i takon.

Ndeshja e fundit për ta përpara se ekipi të marrë pushimet në prag të festave, është ajo ndaj Naftëtarit. Megjithatë sipas statistikave, Tirana do ta vazhdoj “festivalin” e golave pas ndeshjes kundër Pogradecit, në Kuçovë atje ku e pret Naftëtari.

Në këtë ndeshje do të përballen dy ekipet ekstreme të kësaj Kategorie. Tirana ndodhet në vendin e parë dhe është ekipi që ka shënuar më shumë gola, plot 29 të tillë. Ndërsa Naftëtari gjendet në vendin e fundit dhe është ekipi i vetëm që ka pësuar 23 gola deri në këtë fazë të kampionatit. Megjithatë nuk pritet të ketë “dhurata”, Tirana duhet të sforcohet paksa për të festuar në mënyrën e duhur. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories