Strakosha: Berisha? Nuk mendoj për të. Tani ëndërroj Champions

Thomas Strakosha ka qenë përsëri protagonist me Lacion në barazimin 3-3 në fushën e Atalantës. Edhe pse ekipi i tij doli vetëm me 1 pikë nga fusha dhe ai pësoi 3 gola, portieri shqiptar mori vlerësime për disa pritje që bëri përballë sulmuesve shumë të rrezikshëm të ekipit vendas.

“Shpresoja që pritjet e mia të mund t’i jepnin tri pikë ekipit. Do të dëshorja të ndihmoja ekipin tim të mos pësonte gol, por njëkohësisht edhe atë Lacio të disa kohëve më parë. Kisha shumë qejf të fitonim, isha i karikuar në maksimum për këtë ndeshje”, tha Strakosha pas përfundimit të sfidës.

Përballë tij ishte Etrit Berisha, portieri me të cilin ai rivalizon edhe për katërkëndorin kuqezi. Por Strakosha eviton që të bëjë krahasime mes paraqitjeve të të dy lojtarëve.

“Berisha? Unë nuk mendoj për këto duele. Më vjen keq vetëm që nuk fitova. Dëshiroj të përmirësohem gjithmonë, nuk mendoj për të tjerët. Champions? Nuk është e vështirë, të ëndërrosh nuk kushton asgjë. Duhet të përmirësohemi për të arritur në renditje sa më lart. Jam te Lacio që kur isha 16 vjeç, jam krenar që vesh këtë fanellë. Lacio është shtëpia ime”, tha Strakosha pas ndeshjes. /vipsport.al/

more recommended stories