Skema e tmerrshme e Milanit sot në një goditje dënimi

Milani vazhdon të vuajë në kampionat edhe nën drejtimin e trajnerit Gatuzo. Sot kuqezinjtë janë mundur thellë nga Verona me rezultatin 3-0, një tjetër ndeshje që duhet të harrohet shpejt.

Gjatë pjesës së dytë, një goditje dënimi është interpretuar në mënyrë më të shëmtuar nga ekipi i Gatuzos, teksa nuk kanë zbatuar asnjë prej udhëzimeve të tij të dhëna në stërvitje.

Bonaventura dhe Montolivo shkëmbejnë një top së bashku, ndërkohë që më pas numri 18 kërkon të pasojë për një nga shokët e tij, por topi shkoi në një zonë ku nuk ishte asnjë nga lojtarët e Milanit. Ky rast mund të merret si shembulli perfekt për të ilustruar gjendjen që po kalon ekipi i kuqezinjve gjatë këtij sezoni.

Milani nuk po arrin që të dalë nga ky moment i vështirë, pas lajmeve negative të marra nga UEFA. /Rozalb Lika- vipsport.al/

more recommended stories