“Shpëton” Hysaj, mbrojtësi i Atletikos i largohet Napolit

Elseid Hysaj është kthyer në një titullar të padiskutueshëm tek klubi i Napolit, që në mbërritjen e tij tek ky ekip. Sarri ia dinte vlerat mbrojtësit të kombëtares shqiptare, pasi kishte punuar më parë me të tek Empoli.

Megjithatë në Itali ka pasur shpeshherë diskutime për luhatjet e performancave të shqiptarit. Sipas informacioneve të ardhura nga mediat italiane, përflitej për tratativat e klubit të Napolit me Atletiko Madridin për shërbimet e Vrsaljkos.

Ardhja e tij tek Napolit do i bënte konkurrencë të madhe Elseid Hysajt, ose do e kalonte shqiptarin në krahun e majtë të mbrojtjes, në pozicionin që shkodrani nuk e ka aspak të preferuar. Por nëse Napoli dhe Juventusi kanë shprehur dëshirën e tyre për këtë futbollist, Liverpuli ka shkuar tek spanjollët me një ofertë zyrtare. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories