Roshi nga i ftohti rus përfundon në plazhet e Meksikës

Kampionati rus ka mbyllur kampionatin për këtë vit në javën e 20, teksa java e 21 do të rifillojë në muajin mars. Kjo periudhë pushimi ka shërbyer për Odise Roshin që të vazhdojë pushime të tjera, por në një vend të ngrohtë.

Mesfushori i kombëtares sonë ka udhëtuar në Kankun të Meksikës, së bashku me miqtë e tij për të shijuar disa ditë relaksi.

Roshi ka postuar edhe një video nga pushimet në Meksikë, teksa është duke dëgjuar këngën e Mimoza Shkodrës me Seldi Qalliun (Dashni). /vipsport.al/