Nuk ka fituar ende asgjë, por Siti do të bëjë Guardiolën më të paguarin në botë

Mançester Siti kryeson në këtë edicion me një diferencë të ndjeshme ndaj ndjekësve garën për titullin kampion në Angli. Skuadra e Guardiolës ka 11 pikë ndaj Mançester Junajtid që mban vendin e dytë në klasifikim.

Pikërisht ecuria e këtij sezoni ka bindur drejtuesit e klubit për të zgjatur dhe përmirësuar kontratën me teknikun spanjoll. Në verën e vitit 2016 Guardiola nënshkroi me ta një marrëveshje trevjeçare, ashtu siç kishte bërë në eksperiencën e mëparshme të Bajern Mynih. Në klub janë të bindur se Guaridola do të ndërtojë një cikël shumë fitimitar dhe me shpresën që ai të zgjatë, janë gati të bëjnë çmenduri financiare për të mbajtur trajnerin.

Guardiola është që tani një ndër trajnerët më të paguar në botë, pasi përfiton 16 milionë paund në vit te Mançester Siti. Klubi është gati që t’i rinovojë kontratën atij deri në vitin 2022, duke i vënë para një marrëveshja nga e cila do të përfitojë 22 milionë paund në sezon, që do ta bënte trajnerin më të paguar në botë.

Guardiola ka në dispozicion një skuadër mjaft të re në moshë për të hapur një cikël fitues me lojtarë si Sterling (23), Sane (21), Bernardo Silva (23), Gabriel Hesus (20), Stons (24), De Brujn (26), Mendi (23) dhe Ederson (23), pa harruar këtu dy talentet e reja që kanë dalë nga radhët e akademisë së klubit, Foden (17) dhe Brahim (18), me të cilët mund të punojë në vitet në vijim. /vipsport.al/

more recommended stories