Milinkoviç-Saviç vlen sa Pogba, Juve dhe “big”-ët e tjerë përplasen tek Igli Tare

Në Bergamo ishin shumë përfaqësues klubesh të mëdha, që po vëzhgonin yllin e Lacios, Milinkoviç-Saviç. Autori i një dygolëshi, me karakteristika unike në lidhje me fizikun dhe kualitetin. Ishte edhe Paratiçi i Juves. Tare ka shpenzuar për mesfushorin 18 milionë në total dhe për ta larguar nga Formelo duhen shumë më shumë.

Milinkoviç-Saviç, i vetëm e futi Lacion në lojë në një ndeshje thuajse të humbur. “Shënoi në mes të tre lojtarëve në momentin tonë më të mirë”, – tha Gasperini. Sergej shënoi dy herë me dy goditje me këmbë të ndryshme. U bënë 5 gola në kampionat, që tregojnë talentin e 22-vjeçarit.

Milinkoviç është më shumë se 190 centimetra i gjatë dhe dominon në lojën e ajrit, por i tillë është edhe në veprimet me topin. Veprime që për nga sensibiliteti i prekjes së topit e bëjnë të ngjashëm me Ibrën apo me Pogbanë, që ka gati të njëjtin rol.

45 kalime të sakta, 4 duele të fituar, 20 duele ajrore të mbyllur me sukses, 12 rikuperime topash kundër Atalantës e bëjnë këtë lojtar që jo më kot të jetë në qendër të vëmendjes.

Juve dhe skuadra të tjera të mëdha europiane e duan. Përfaqësuesit e tyre dje ishin në Bergamo. Vlera e lojtarit të Lacios tashmë ka shkuar afërsisht sa ajo e Pogba, rreth 100 milionë. Juventusi duhet të fitojë konkurrencën me Mançester Junajtid, Sitin, Çelsin dhe Monakonë. Të gjithë do të përplasen tek Igli Tare për të marrë një nga lojtarët më të mirë në qarkullim./Vipsport.al/F.R