Mbrojtësi luan me nervat e kundërshtarëve, u mohon golin si portier (VIDEO)

Ajaksi ka mundur në transfertë ditën e djeshme ekipin e AZ Alkmarit, me rezultatin 1-2. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 17 të kampionatit në Hollandë.

Megjithatë një moment i veçantë ishte në minutën e 14 të kësaj ndeshje. Mbrojtësi i AZ Alkmarit, Hatazidiakos ka arritur në dy raste t’u mohoj një gol të sigurt futbollistëve të Ajaksit, duke u kthyer në një “portier” për disa momente.

Rezultatin në atë moment ishte i barabartë, por në fund Hatazidiakos dhe ekipi i tij nuk arritën të evitonin humbjen ndaj Ajaksit. Gjithsesi reagimi i mbrojtësit në atë moment, ka shkaktuar reagime tek protagonistët në fushën e lojës, të cilët nuk i kanë besuar syve për golin e evituar. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/