Magani: Shyqyr zotit që mbaron kampionati, do flas me presidentin!

Trajneri i skuadrës së Teutës, Gugash Magani është shfaqur shumë i nervozuar në intervistën pas ndeshjes për “RTSH”. Ai kritikoi disa nga titullarët e skuadrës së tij, të cilët sipas tij nuk e kanë justifikuar besimin e tij, ndërkohë që ka konfirmuar se është i gatshëm që të flasë sërish me presidentin Hasanbelliu.

“Mendoj se është sëmundje e pariparueshme, që pësojmë gol pasi shënojmë të parët. Për mendimin tim penalltia e Kukësit nuk ishte. Shyqyr zotit që mbaron kampionati që të shohim se çfarë mund të bëjmë.

Ne kemi probleme me sulmuesit, por problemi qëndron në menaxhimin e rezultatit. Kemi shumë probleme në mbrojtje, sepse pësojmë gola sapo shënojmë. Ka lojtarë që kanë bërë shumë gabime, edhe pse kam 2-3 vjet që u jap besim. Edhe besimi ka kufi. Disa lojtarë nuk kanë besim te aftësitë e tyre.

Merkato? Do të kërkojmë që të përforcohemi me dy lojtarë në mbrojtje, dhe me një sulmuese. Ne nuk kemi besim se mund t’i mundim rivalët. Do të ndërhyjmë që të marrim lojtarë që të marrin në dorë skuadrën në mbrojtje.

Unë nuk tërhiqem nga asnjë moment për pozicionin tim, teksa do të ulem që të flas me presidentin për të folur për situatën”, u shpreh Magani. /Rozalb Lika- vipsport.al/

Related Posts