Lushnja përforcohet pas 25 dhjetorit më lojtarë të tjerë të huaj

Në provë te Lushnja janë dy lojtarë të ardhur nga Suedia, të cilët janë të repartit sulmues dhe ditët e para kanë lënë përshtypje të mira. Por prova e tyre vazhdon dhe pas pak ditësh trajneri Hysen Dedja do të vendosë për qëndrimin ose jo të tyre.

Por, siç “Vip Sport” ka bërë me dije pak ditë më parë, te Lushnja do të vijnë të tjerë lojtarë të huaj. E ka konfirmuar këtë fakt edhe trajneri Hysen Dedja, i cili ka sqaruar se pret disa lojtarë nga jashtë aps datës 25 dhjetor, pra pas ndeshjes me Laçin.

Nga ana tjetër, nga drejtuesit e Lushnjës po shihet mundësia edhe për ndonjë përforcim nga Superiorja, ndoshta edhe në formë huazimi nga skuadrat me kontigjent më të plotë lojtarësh. Drejtuesit e klubit myzeqar e kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndërhyrë në merkaton e dimrit dhe tani pritet të mësohen emrat e atyre që do t’i bashkohen skuadrës për gjysmën e dytë të kampionatit. Vipsport.al/F.R

more recommended stories