Liverpul fitore me “poker” ndaj Bournemuthit, super Salah

Liverpuli rikthehet në rrugën e fitoreve në kampionat, teksa sot ka mposhtur lehtësisht Bournemuthin në transfertë me rezultatin 0-4. Skuadra e Jurgen Klop i ka mbyllur llogaritë që në pjesën e parë duke shënuar 3 gola.

Fillimisht ishte Kutinjo, i cili me një veprim të bukur mposhti me lehtësi portierin kundërshtarë, ndërkohë që Lovren pas 6 minutash dyfishoi rezultatin me një goditje me kokë.

Spektakli i Liverpulit nuk ndalet këtu, pasi Salah në fundin e pjesës së parë pas një aksioni spektakolar personal e dërgon topin në rrjetë. Në pjesën e dytë skuadra e Klop shënoi edhe golin e katërt, që vulosi shifrat 0-4.

Liverpul mban vendin e katërt në renditje me 34 pikë, 4 më pak se Çelsi. /Rozalb Lika – vipsport.al/