Kur Zllatan Ibrahimoviç lëshonte “raketën” me 109 km në orë (video)

Janë disa momente në futboll që nuk harrohen lehtë, edhe kur nuk bëhet fjalë për ndonjë finale apo ndonjë trofe të fituar. Janë episode që lënë gjurmë, pasi kanë diçka të veçantë.

Më 15 mars 2009, gjatë ndeshjes Inter-Fiorentina, Zllatan Ibrahimoviç ka shënuar një nga golat më të çmendur të karrierës së tij. Goditje dënimi dhe topi shkon si “raketë” në rrjetë e Freit të Fiorentinës, me 109 km në orë. Një nga golat e rrallë të “mbretit” Zllatan, këtë here me fanellën e Interit. Vipsport.al/F.R