Kukësi fiton ndaj Teutës, rimerr vendin e dytë (VIDEO)

Kukësi rikthehet në rrugën e fitoreve në kampionat. Kampionët e Shqipërisë fitojnë me rezultatin 2-1 në Durrës ndaj Teutës, në një duel që dhuroi shumë emocione.

Durrsakët e nisën më mirë ndeshjen, teksa gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 31, me Amadu Latif, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një goditje të shtyllës nga Hila. Kukësi gjen forcat për të reaguar pas pësimit të këtij goli, teksa fiton një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë.

Bakaj nuk gabon nga pika e bardhë duke e dërguar në barazim 1-1 skuadrën në dhomat e zhveshjes. Skuadra verilindore e nis në mënyrë spektakolare pjesën e dytë, teksa që në aksionin e parë gjen golin e avantazhit me Etemin. Në fraksionin e dytë spikat largimi me karton të kuq i Shametit, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda disa minutash. Pas kësaj fitoreje, Kukësi ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë. /Rozalb Lika-vipsport.al/

TEUTA-KUKESI 1-2

Latif 31′ / Bakaj 43′ Etemi 46′

MINUTE PAS MINUTE

90′ 3 minuta shtesë në stadiumin “Niko Dovana”

82′ Bakaj fiton duelin ajror me Shkallën brenda zonës, por tentativa e sulmuesit të Kukësit përfundon ngjitur me shtyllën

80′ Kukësi edhe pse me një lojtarë më pak del rrezikshëm në sulm. Bakaj zhvendoset mjaft mirë në hyje të zonës dhe provon me një goditje, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit

70′ Shameti ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, dhe lë skuadrën e tij me 10 futbollistë në 20 minutat e fundit

69′ Kale vepron mjaft mirë në hyrje të zonë, godet me të majtën, teksa topi përfundon shumë pranë shtyllës së portës

66′ Teuta kërkon golin e barazimit. Latif pason mjaft mirë në zonë për Hilën, i cili godet port portieri Koliçi largon me këmbë topin

62′ Hakaj ka shumë hapësira në krahun e majtë, por krosimet e mbrojtësit shkodran nuk shfrytëzohen nga shokët e skuadrës brenda zonës

54′ Dediç provon me një goditje me kokë brenda zonës, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit

53′ Kukësi del me një kundërsulm të shpejt me Etemin, i cili rrëzohet në zonë, teksa pretendon për një pengim nga Hakaj

46′ GOOOL Kukësi e nis furishëm pjesën e dytë, teksa vetëm pas disa sekondash nga fillimi i pjesës së dytë, Etemi e dërgon topin në rrjetë

45′ Mbyllet pjesa e parë

43′ GOOOL Kukësi fiton 11-metërsh, pas një prekje të topit me dorë të Hakaj nga një krosim në krahun e majtë. Nga pika e bardhë shkon Bakaj, i cili godet saktë

41′ Çyrbja kërkon që të gjejë rrugën e rrjetës me një goditje në hyrje të zonës, por goditja është qendrore për portierin Koliçi

37′ Kukësi provon të reagojë pas pësimit të golit, por është i paqartë në aksionet sulmuese, teksa vendasit mbyllen mjaft mirë

31′ GOOOL Hila godet mjaft mirë në hyrje të zonë, teksa topi përfundon në shtyllë dhe më pas shtyhet në rrjetë nga Latif

24′ Sidrit Guri dhuron spektakël në sulm. Sulmuesi i Kukësit kontrollon topin bukur me gjoks, dhe më pas godet fuqishëm, por tentativa e tij ndalet në traversë

21′ Imami lëshon një të majtë të fuqishme nga distanca, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit

20′ Amadu Latif është kërcënimi kryesor për mbrojtjen e Kukësit, por sulmuesi i durrsakëve është i paqartë brenda zonës.

11′ Kale rrëmben një top në krahun e majtë, më pas jep një krosim në zonë për Gurin, por goditja e tij është qendrore dhe e lehtë

3′ Kukësi kundërpërgjigjet menjëherë me një rast të mirë të Gurin, i cili merr një pasim të bukur nga e Kale, por goditja e tij ndalet nga Shkalla

2′ Teuta del shpejtë në një kundërsulm me Latif, i cili pason në zonë për Beqajn, por goditja e këtij të fundit ndalet nga mbrojtësit e verilindorëve

1′ Starton ndeshja në Durrës, teksa topin e parë e luajnë vendasit

Teuta – Kukësi

Teuta: Kastrati, Beqja, Shkalla, Sykaj, Hakaj, Lena, Hila, Dediç, Çyrbja, Reza Karimi (Cmejcanin 65′), Latif. Trajner: Gugash Magani

Kukësi: Koliçi, Idrizaj, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Ethemi (Alla 70′), Musolli, Imami, Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Kartonë të verdhë: Latifi 35′ Çyrbja 47′, Hakaj 83′, Shkalla 87′  / Bakaj 45′, Alla 90′

Karton i kuq: Shameti 70′

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Rudin Preça, Astrit Mahmuti

 

 

more recommended stories