

Kategoria Superiore ka zhvilluar sot javën e 15, teksa nuk kanë munguar rezultatet surprizë. Spikat humbja e thellë e Partizanit në Gjirokastër me rezultatin 5-0, ndërkohë që Skënderbeu dhe Kukësi bën detyrën në ndeshjet e tyre. Në vazhdim të speciales së dedikuar ndryshimeve nga sezoni paraardhës, “VIP Sport” ju sjell ndryshimet që kanë pësuar në pikë ekipet e Kategorisë Superiore.
Skënderbeu kryesues për momentin në këtë pikë të sezonit ka 5 pikë më shumë se një sezon më parë. Ekipi i Dajës pas 11 javësh ka grumbulluar 34 pikë, ndërkohë që sezonin 2016/17 kishte vetëm 29.
Kampionët në fuqi të Kukësit, kanë 6 pikë më pak, teksa në sezonin e kaluar ishin në kuotën e 31 pikëve pas 15 javësh. Pas humbjes së thellë sot ndaj Luftëtarit, Partizani ka grumbulluar 7 pikë më pak në renditje.
Nga ekipet e vendeve të para vetëm Flamurtari vazhdon të ketë rritje nga një sezon më parë, teksa skuadra e Duros për momentin ka 6 pikë më shumë se një sezon më parë. Laçi ndërkohë është ekipi që ka rritjen më të madhe nga ekipet e Kategorisë Superiore, teksa për momentin ka 13 pikë më shumë se sezonin 2017/18.
Vllaznia ka 4 pikë më pak se sezonin e kaluar, Luftëtari 5 pikë më pak, ndërkohë që Teuta edhe pse u mund sot, sërish ka 3 pikë më shumë se një vit më parë. /Rozalb Lika-vipsport.al/
more recommended stories
Lojtarët e Vardarit ofendojnë futbollistët e Shkëndijës: Idiotë! Jeni për turp!
Shkëndija e Tetovës mposhti dje 3-2.
VIDEO / Djali i Bogdanit i sjell fat Napolit, ish-sulmuesi: Më ftoi babai i Hysajt!
Djali i Erion Bogdanit ka qenë.
Vlerësimi i madh për mesfushorin shqiptar, UEFA e shpall si yllin e gjysmëfinales
Në mesjavën e ardhshme futbolli europian.
Trajneri Gjoka i kthehet Vllaznisë “së vjetër”, i druhet sulmit të Luftëtarit
Me shumë mundësi, Vllaznia nuk do.
Leave a Comment