Kalendari i javës së 16, të gjitha luhen në një ditë

Java e 16 e Kategorisë Superiore është planifikuar nga FSHF që të luhet e gjitha në një ditë dhe në një orë. FSHF ka vendosur që në fillim në kalendarin e saj që këto takime të luhen të premten, në orën 13:00, në mënyrë që t’u mundësojë skuadrave të  nsin pushimet që në fundjavë.

Megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë që ndonjë nga ndeshjet të ndryshojë orar apo edhe datë, pasi FSHF e ka bërë këtë spostim edhe më parë. Në Kamëz, Laç dhe Kukës është e pamundur që të ketë spostim të ndeshjeve në orar tjetër, pasi nuk ka ndriçim të përshtatshëm artificial, por kjo gjë mund të ndodhë me ndeshjet që luajnë si pritës Partizani dhe Skënderbeu.

Të premten më 22 dhjetor, ora 13:00

Partizani-Vllaznia

Kamza-Flamurtari

Laçi-Lushnja

Kukësi-Luftëtari

Skënderbeu-Teuta