Kaka “injoron” Milanin, zgjedh Brazilin

Një nga legjendat braziliane, Rikardo Kaka, i bashkohet yjeve të cilët kanë braktisur futbollin.

Duke e nisur nga Sao Paulo, për të vazhduar me Milanin, Real Madridin dhe në fund Orlandon, mesfushori Kaka ka arritur të fitojë shumë trofe të rëndësishëm, duke filluar nga kampionatet e deri tek “Champions League”.

Megjithatë në një prononcim për “FourFourTwo”, Rikardo Kaka ka zgjedhur momentin me Brazilin, si më të veçantin në jetën e tij.

“Kam arritur të fitojë shumë trofe, por të fitosh Kupën e Botës, është maksimumi që mund të arrijë një futbollist. Më kujtohet Botërori i 2002, pasi isha i ri dhe kisha pak shanse për të luajtur”, është shprehur Kaka duke cilësuar Kupën e Botës, si kulmin e karrierës së tij futbollistike. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/