Junajtid merr “dritën jeshile” për transferimin e Aleks Sandros

Mançester Junajtid ka marrë “dritën jeshile” për transferimin e Aleks Sandros për 60 milionë paund. Mediat angleze shkruajnë se trajneri Zhoze Murinjo kërkon transferimin e mbrojtësit brazilian, i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me kampionët e Italisë.

Gjatë verës, bardhezinjtë refuzuan ofertën prej 65 milionë paund të Çelsit, por tashmë gjërat kanë ndryshuar, teka Aleks Sandro nuk shihet si një futbollist i pazëvendësueshëm. Alegri shpesh herë e ka lënë në stol në ndeshje të rëndësishme.

Nëse ky transferim do të kompletohet në verë, do të ishte një goditje e madhe për Junajtid, ndërkohë që duhet parë se si do të shkojë sezoni i brazilianit me Juventusin, që mund të sjellë dhe ndryshimin e vlerës së kartonit të tij. /Rozalb Lika -vipsport.al/