I shënoi Tiranës, sulmuesi i Bylisit kërkohet nga Teuta

Niko Zisi është në qendër të vëmendjes së klubeve të Superligës. Sulmuesi i Bylisit kërkohet nga Flamurtari, pasi ka bërë paraqitje pozitive në këtë sezon në Kategorinë e Parë.

Por, vlonjatët nuk janë të vetmit që interesohen për Niko Zisin. “Vipsport.al” mëson se tashmë edhe Teuta ka vënë në listën e dëshirave për merkaton e janarit, 22-vjeçarin e Bylisit.

Trajneri Gugash Magani ka “shigjetuar” Zisin si një alternativë konkrete për merkaton e dimrit, ndonëse do të jetë e vështirë që t’ia rrëmbejë Bylisit. Sulmuesi ka kontratë me ballshiotët dhe mundësia që ai të lëvizë në janar është e paktë, duke qenë se Bylis kërkon të ngjitet në Superligë./VIPSPORT.AL/ ANDI TANKU

 

more recommended stories