I shënoi 5 gola Luftëtari, Starova e pësoi njëlloj edhe 33 vite më parë

Humbja e sotme 5-0 ndaj Luftëtarit nuk ka qenë e vetmja që ka shënuar karrierën futbollistike të Sulejman Starovës. Tekniku dha dorëheqjen sot nga drejtimi i skuadrës, por një tjetër humbje e thellë përballë gjirokastritëve 33 vite më parë i ndikoi edh e karrierën si futbollist.

Ishte sezoni 1983-1984 dhe Partizani ndeshej me Luftëtarin në “Qemal Stafa”. Kryeqytetasit shënuan dy gola të shpejtë që në 20 minutat e para dhe më pas iu mohua një penallti nga gjyqtari Canaj. Një gol i Kallucit i hapi rrugë një përmbysjeje të madhe në atë ndeshje.

Bonui barazoi nga pika e bardhë në fillimin e pjesës së dytë dhe me radhë Seiti, Braho e përsëri Kalluci vulosën një fitore historike 5-2 të gjirokastritëve në transfertë.

Pas asaj ndeshje, klubi i kuq mori masa shumë të ashpra disiplinore nga të cilat e pësoi trajneri Bejkush Birçe, ashtu edhe disa lojtarë të cilët u pezulluan për disa ndeshje. Një prej tyre ishte pikërisht Sulejman Starova, i cili luante qendërmbrojtës në radhët e skuadrës kryeqytetase. /vipsport.al/

Related Posts

more recommended stories