Ngeci në rrjetë, mbrojtësi i Leipzingut thyen dorën në 3 vende

“Hirushja” e sezonit të kaluar në Bundesligë, skuadra e Leipzing këtë sezon po has vështirësi në kampionat. Dje ata kanë pësuar një humbje shokuese 2-3 në shtëpi ndaj Hertha Berlinit, në një ndeshje që dhuroi shumë emocione, por dhe një episod të dhimbshëm për një nga futbollistët e Leipzingun.

Futbollisti Marsel Halstenberg shënoi golin e dytë për ekipin gjerman në minutën e dytë shtesë, por mbrojtësi e ka paguar shtrenjtë këtë gol.

Në momentin e shënimit të golit, ai ka vendosur dorën e djathtë në rrjetë, por nga dinamika e aksionit, ai ka patur thyerje të dorës në tre vende. Halstenberg do të operohet sot në dorë, ndërkohë që sakrifica e tij nuk ka vlejtur për ekipin e tij për të marrë pikë në duelin e së dielës.

Leipzing mban vendin e 5 në tabelën e renditjes, ndërkohë që Hertha është ngjitur në vendin e 10. /Rozalb Lika- vipsport.al/

Marcel Halstenberg mund të trajtohet me llak të akullit në dorën e djathtë