Golashënuesi europian i vitit, tre lojtarë në kuotë të njëjtë golash

Lionel Mesi humbi mundësinë e artë që kishte për të marrë i vetëm kryesimin në garën e golashënuesit më të mirë europian për vitin 2017. Argjentinasi shpërdoroi një penallti në fitoren 4-0 të Barcelonës ndaj Deportivo La Korunjës dhe goditi tre herë shtyllën, duke mbetur po në vendin e parë, por në të njëjtën kuotë golash me dy futbollistë të tjerë.

Mesi, Ronaldo dhe Levandovski kanë shënuar të tre 53 gola këtë sezon, të ndarë mes ndeshjeve me klubin dhe Kombëtaren, ndërsa Kavani dhe Kejn ndjekin pak më të shkëputur. Mesi dhe Ronaldo mund ta zgjidhin rivalitetin e tyre në duelin direkt të fundjavës, “El Clasico”. Levandovski dhe Kavani luajnë të dy në mesjavë ndeshjet e fundit për vitin 2017, ndërsa Herri Kejn është i vetmi që ka në dispozicion dy ndeshje për të përmirësuar bilancin.

Kryesuesit e listës europiane për vitin 2017

53 Robert Levandovski (54 ndeshje, 0.98 gola për ndeshje)

53 Kristiano Ronaldo (59, 0.9)

53 Lionel Mesi (63, 0.83)

52 Edinson Kavani (61, 0.85)

50 Herri Kejn (50, 1)