E krahasojnë me Barzajlin, mbrojtësi shqiptar: Frymëzohem nga Skriniar

Shaqir Tafa, është një tjetër talent i futbollit shqiptar, i cili mund të jetë e ardhmja e mbrojtjes në kombëtare. Mbrojtësi 19-vjeçar është huazuar këtë sezon nga skuadra e Palermos në Seria C, te skuadra e Monopolit. Klubi italian e sheh si një vitrinë e rëndësishme për të zhvilluar potencialin e talentit shqiptar.

Miqtë e tij e quajnë me pseudonimin “Shaq”, duke imituar ish-yllin e NBA, ndërkohë që nuk janë të pakët ata që e krahasojnë me Andrea Barzajlin.

Ai bëri debutimin e tij në Seria C ndaj Kozencës në ditën e Krishtlindjeve, teksa për disa minuta mbajti dhe shiritin e kapitenit, në pritje të hyrjes në fushë të Paoluçit. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “TUTTOcalcioPUGLIA.com”, Tafa flet për momentin që po kalon.

“Ishte një emocion shumë i fortë, kam punuar shumë dhe në fund unë jam krenar për rezultatet. Lojtari nga i cili frymëzohem është Skriniar i Interit, është një shembull për mua për vendosmërinë që ka, pavarësisht moshës së tij të re.

Te kisha shiritin e kapitenit ishte diçka e mrekullueshme. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, kanë qenë shumë të rëndësishëm për mua. Objektivi im është që të jap maksimumin për këtë fanellë dhe të rritem sa më shumë në eksperiencën time individuale”, u shpreh Tafa. Ai është pjesë e kombtëares Shpresa, teksa është aktivizuar në 5 ndeshje./Rozalb Lika -vipsport.al/

 

more recommended stories