E bujshme nga Spanja: Juve bën gati super ofertën për Iskon

Juventus nuk ka ndërmend që të heq dorë nga Isko. Mesfushori spanjoll i Real Madrid prej kohësh ndiqet nga bardhezinjtë, por operacioni asnjëherë nuk është konkretizuar. Sipas “Don Balon” në Spanjë bardhezinjtë këtë herë e kanë seriozisht për 25-vjeçain, dhe janë gati që të bëjnë një ofertë të frikshme për të bindur Realin për ta lënë të lirë.

Masimiliano Alegri prej 3 vite e gjysmë ka shfaqur interes për ta pasur në skuadër, pasi Isko mund të luajë në rolin e trekuartistit pas dy sulmuesve. Në verën e ardhshme Juventus pritet që të prezantohet më një ofertë të lartë, teksa nuk përjashtohet mundësia që në negociata të përfshihet edhe Dybala, një fiksim i presidentit Perez.

PSG dhe Mançester Siti ndërkohë janë të gatshme për t’i prishur punë kampionëve të Italisë, pasi futbollisti duket i destinuar për t’u larguar duke marrë parasysh faktin se Zidane është pëlqen më shumë Bejl. /Rozalb Lika-vipsport.al/