Dha asistin në golin e Krotones, mediat italiane vlerësojnë Ajetin

Krotone sot mori një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë 1-0 ndaj Kievos. Një meritë për këtë ka edhe Arlid Ajeti, i cili dhuroi asistin në rastin e golit për sulmuesin Bodimir.

Mbrojtësi i kombëtares sonë ishte në zonë në një goditje dënimi në minutën e 33, teksa në tentativën për të goditur në portë, topi shkoi në këmbët e shokut të skuadrës, i cili e dërgoi në rrjetë. “Eurosport” e ka cilësuar si një ndër më të mirët në fushë Ajetin.

“Nuk është një emblemë e sigurisë në mbrojtje, por shërben asistin në rastin e golit të ndeshjes”, shkruan faqja e njohur në versionin italian. Ajeti është vlerësuar me notën 6.5, ndërkohë që më i miri ishte autori i golit, Budimir.

Mbrojtësi i kombëtares sonë është kthyer në një titullar fiks në ekipin e drejtuar nga Valter Zenga. /Rozalb Lika- vipsport.al/

 

more recommended stories