David Luiz ikën në janar nga Çelsi, Juventusi bën gati 30 milionë euro

E ardhmja e brazilianit David Luiz mund të jetë në Serinë A. Ai duket gjithmonë e më larg Çelsit, madje ka pasur edhe një takim me trajnerin Antonio Konte së fundi.

Sipas asaj që raporton britanikja “Mirror”, Çelsi ka vendosur ta shesë qendërmbrojtësin brazilian gjatë merkatos së dimrit. Në gjurmët e futbollistit në fjalë, i cili ka luajtur edhe me Benfikën dhe PSG-në, duket se është Juventusi. Klubi bardhezi i Serisë A është gati të bëjë zyrtarisht ofertën prej 30 milionë eurosh për David Luiz. Vipsport.al/F.R