Bristol ka një mënyrë brilante për të njoftuar shënimin e golave

Goli është padyshim momenti më i shumëpritur për tifozët e futbollit. Shumë skuadra në faqet e tyre zyrtare kanë stilin e tyre për të lajmëruar tifozët për shënimin e golave. Për ekipin e Bristol Sitit, ky është një moment fantastik.

Skuadra që luan në Championship, ka një mënyrë speciale për të festuar shënimin e golave në rrjetet sociale. Ashtu si 90 për qind e ekipeve në gjithë botën, Bristol përdor Tëitterin për të njoftuar fansat e saj për shënimin e golave.

Ata kanë përgatitur një seri festimesh në GIF me animacione absurde dhe të pakuptimta, të cilët përdoren sa herë që futbollistët e tyre shënojnë gola. Një gjetje origjinale, teksa golat ndaj Notingamit u festuan në këtë mënyrë të shtunën. /Rozalb Lika -vipsport.al/