Borxhi “fantazmë” habit drejtuesit e Vllaznisë, askush nuk di ta shpjegojë  

Para pak ditësh mediet loKale në Shkodër publikuan lajmin për një tjetër borxh në ngarkim të bashkisë së Shkodrës, pasi një ish-punonjës i klubit “Vllaznia” kishte fituar gjyqin. Madje, publikohej edhe një faksimile e vendimit, që kishte të bënte me sekuestron e konservative mbi aktivitetin e klubit shkodran.

Sipas këtij vendimi, ish-punonjësit me inicialet B.D, klubi i detyrohej me një shumë që kalonte 8 milionë lekë (të vjetra). “Vip Sport” mëson nga burime pranë klubit shkodran se ky lajm ka sjellë habi të madhe, sepse bëhet fjalë për një person “fantazmë”.

Personin B.D askush nuk e njihte, askush nuk kishte dëgjuar për të dhe asnjëherë emri i tij nuk ka figuruar në organigramën e klubit. Po ashtu, i habitshëm është edhe fakti që klubi shkodran nuk është vënë asnjëherë në dijeni për këtë gjyq. Nuk ka marrë asnjë dokument në lidhje me këtë gjyq dhe të gjithë janë të çuditur.

Duket se ka shumë persona, të cilët duan të përfitojnë ndoshta nga statusi aktual i klubit dhe kjo është një arsye më shumë pse bashkia duhet të përshpetojë procedurat e privatizimit. Vipsport.al/F.R

more recommended stories