Barça “poker”, nga një “dopio” për Suarez e Paulinho (VIDEO)

Barcelona fiton 4-0 kundër Deportivo La Coruna në takimin e vlefshëm për javën e 16-të të La Liga-s.

Dy gola të Suarez dhe po kaq të Paulinho-s i dhanë fitoren e 13-të katalansve në këtë sezon në kampionat.

Messi humbi një 11-metërsh në minutën e 70-të, duke mos shënuar dot emrin mes golashënuesve në këtë takim.

Me këtë fitore, Barça vazhdon kryesimin e La Liga-s me 42 pikë, 6 më shumë se Atletico Madrid që ndodhet në vendin e dytë.